Tuesday, 27 November 2012

Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë!




























                                                        Një flamur, një Shqipëri,
                                                                       Nje atdhe te gjithë e kemi
                                                                   Do i këndojmë me një zë lirisë
                                                               Gëzuar 100 vjetorin e pavarësisë





























Thursday, 10 May 2012

Rroba me kile !

falas@email-ks.com
Minimumi 25kg
falas@email-ks.com

  •  burra
  •  gra
  • fëmijë
  •  shtëpi

Saturday, 24 March 2012

SHQIP TV & World media

Top Channel
Klan Tv
TVSH
Tv Apollon
Tv Jug
RT Rozafa
NTV
Tv 21
KTV
Super Folk
Tring
BB5 Albania.....

Friday, 9 March 2012

Looking for gold (Blejm argjend)

Blejmë sende ARI  me forma dhe karat të ndryshme.
  • kjo është një listë e shkurtër
    gjerdan ari         medalje ari
    monedha të ndryshme ari
    të çdo shteti
    byrzylyk ari       orë ari
    pluhur ose mbetje përpunimesh ari
    objekte të çdo madhësie dhe forme
    ...
    dhe çdo send që nuk ndodhet në listë
    mjafton të jetë argjend.
    Pagesa bëhet në dorë

Sunday, 26 February 2012

Matja e gradeve ne qiellin e nates duke perdorur duart !!!

Ne astronomi, objektet e largeta pershkruhen ne grade, 3 hark minuta te gjere, ose 45 hark sekonda. Cfare do te thone te gjitha keto ?.

Qielli eshte i ndare ne grade, dhe i gjithe qielli ne fakt eshte 360 grade. Nese ju shikoni nga nje horizont ne nje te kundert, kjo njihet si 180 grade. Pika me e larte ne qiell quhet meridian, tani kur ne shikojme nga meridiani poshte ne horizont, kjo njihet si 90 grade. Pra, objekte te tilla si Hena, Yjet dhe Planetet, nga njeri tjetri ne qiell pershkruhen duke perdorur ''Grade''.

Keto grade te qiellit jane te ndara poshte ne pjese te vogla te quajtura hark minuta. Cdo shkalle e qiellit ka 60 hark minuta. Per te qene me te sakte, keto hark minuta ndahen me tej ne hark sekonda, dhe behen 60 hark sekonda ne cdo hark minute. Zakonisht. distanca e Planeteve nga njeri tjetri pershkruhet ne grade dhe minuta. Pershembull:, Marsi eshte 2.5 grade nga Hena e re sonte, ose Saturni eshte 20 grade mbi horizont. Per t`iu dhene nje ide, Hena mesatarisht eshte vetem nen gjysem grade ne diameter, rreth 31 hark minuta.

Kur eshte fjala per diametrin kendore te Planeteve, ato jane pershkruhen ne hark sekonda.

Le t`iu japim nje ide se sa qiell mer nje hark sekonde. Ne qofte se ju merni nje fije floku nga koka juaj dhe e vendosni ne krah, gjeresia e fijes se flokut mbulon nje hark sekonde. (Kjo vlen per ato me floke normal, dhe jo per ato qe se njofin cfare do te thot fjala Berber).

Po ju paraqesim nje udhezim vertete te dobishem per te matur qiellin naten. Duke perdorur keto ilustrime, ju mund te masni madhesine kendore dhe distancen e qiellit. Ajo bazohet ne mbajtjen e dores tuaj jashte kraheve. Kjo metode mund te perdoret nga te gjithe, te rinj apo te vjeter, dhe ne fakt eshte mjafte e sakte.

Sunday, 12 February 2012

114 VJET SHKOLLA E CAKRANIT !

Hapja e shkollës së parë në Cakran i përket periudhës më të nxehtë të përpjekjeve të patriotëve tanë, fill mbas shpalljes së kushtetutës së xhonturqëve më 23-24 Korrik 1908. Duke shfrytëzuar liritë e përkohëshme konstitucionale inteligjenca përparimtare e kohës, ndërmori një sërë angazhimesh të rëndësishme në fushën organizative dhe kulturore të shoqërisë. Gjer në fund të vitit 1908 në Shqipëri dhe qëndra të tjera të perandorisë osmane ku kishte emigrant shqiptarë, u ngritën 40 klube e shoqëri të ndryshme. Një ndër detyrat kryesore të tyre ishte hapja e shkollave shqipe, sigurimi i bazës financiare, shtypja e librave, shpërndarja e tyre dhe sidomos sigurimi i mësuesëve mësimdhënia e të cilëve u konsiderua në këtë kohë një kontribut i rëndësishëm atdhetar.
”Kemi 30 vjet që po përpiqemi për shkollat shqipe, shkruante gazeta “Lirija” më 25 Tetor 1908, në kryeartikullin e saj. Qeveritë e vjetra, sikundër që me çdo punë s’kish mendje, ashtu edhe në këto punë të shkollave tona ka patur një politikë të pamentë. Kombet e tjera ishin të lirë të këndojnë e të mësojnë gjuhën e tyre, që të kenë me qindra shkolla, por shqiptarët se kishin këtë të drejtë”. Dhe më tej po kjo gazetë vazhdon: “Shqipëria ishte mbushur me shkolla të huaja dhe djemtë që delshin andej bëheshin si të huaj dhe mirnin ca mendime të dëmshme për mëmëdheun e tyre. Nga ky shkak, mot për mot, me mijra djem të mëmëdheut zinin ta shehin veten e tyre si të huaj por edhe si armiq të vendit”.
Në këtë periudhë problemi i shkollave të huaja ishte bërë një pikë abuzive në lodrat politike të xhonturqve. Në Shqipëri numëroheshin rreth 1000 shkolla të para (iptidaije) që trajtoheshin nga qeveria dhe 300-400 shkolla të tjera të kthyera në vakëfe të financuara nga populli. Politika xhonturke pretendonte ta fuste mësimin e gjuhës shqipe pikërisht në këto shkolla me programe të veçanta dhe orar të reduktuar. Kurse patriotët kërkonin që në këto shkolla jo vetëm të mësohet shqip, por edhe librat të jen shqip, sepse, theksonte gazeta e sipërpërmendur, “dashuria e gjuhës kishte hyrë në koliv të bujkut dhe në konak të beut dhe kish zënë rrënjë të forta.”. Jo më kot pena të ndryshme të kësaj periudhe i mbushnin shkrimet e tyre me sentenca filozofike për arësimin dhe nuanca rrezatuese nga iluminizmi francez.”Viktor Hygoi thot, shkruante “Lirija” e Selanikut më 2 Nëndor, 1908: Kush hap një shkollë, mbyll një burg. Kurse ne themi: Kush do mëmëdhenë dhe kombin, më parë të dojë gjuhën.”
Një nga problemet më të vështira për shkollat mbetej gjithnjë ana financiare. Ndaj dhe patriotët i bënin thirrje gjithë popullit dhe veçanërisht gjithë elementëve përparimtar të kohës të kontribuonin sado pak me të holla për ta përballuar me sukses koston financiare të tyre. Shumë element nga shtresat e pasura, tregëtar, pronar tokash, bejler e agallarë, dhan një kontribut të çmuar në këtë drejtim. Në rrethin tonë ishin pikërisht këta elementë që mbajtën peshën kryesore fillestare të hapjes së shkollave. Në Libofshë shkolla e parë shqipe u hap në shtëpinë e Nedin bej Leskovikut, kurse në Cakran, ndihmën kryesore e ka dhënë Kahreman bej Cakrani dhe më vonë i biri, Bektashi. 
   Ja si shkruan gazeta “Lirija” e Selanikut dt. 4 Prill 1909, në rubrikën e saj postare:    “CAKRAN.
Një letrë nga korespndenti ynë (Dodona, shënimi ynë) nga Cakrani (Fier) na lajmon se me perpjekje  te Zotit Kahreman be Cakrani u-çel ne Trek një skollë sqip ne te cilet u-quajt mesonjes Zoti Viska nga Korça. Skola sapo u hap dhe ka 52 nxenes, pa numuruare qe dhe mesonjesit e skolavet te psatravet po vin’ e po nxene sqip. Eshte sume spres’ e madhe se skolla ne vafte kestu do te perparoje fort se memedhetaret po rrefejne ne dasuri te madhe per mesim te  gjuhese”.
Në vitin mësimor 1910-1911 në Cakran vjen mësues Thanas Floqi. Kthyer disa vite më parë nga emigracioni në SHBA dhe angazhuar totalisht në lëvizjen patriotike të kohës, anëtar i klubit “Labëria” dhe luftëtar aktiv i çetave komite, Floqi ishte bërë një nga personazhet më të spikatur dhe më me emër në krahinën e Vlorës. Në kujtimet e tij ai shënon se mësimet në këtë shkollë i fillon me kërkesën e drejtpërdrejt të Bektash bej Cakranit. Kahremani, i ati vdiq më 1911 dhe kontributi financiar dhe mbështetja që i ka dhënë kësaj shkolle Bektashi, ka qenë shumë e rëndësishme. Gazetat e kohës citojnë se “kjo shkollë po mbahet me ndihmën e pakursyer të Bektash bej Cakranit”.Është pikërisht kjo periudhë kur Bektashi shfaqet fuqishëm në skenën politike, të kohës si udhëheqës i çetave të luftëtarëve patriot të cilët përgatitën kushtet për ngjarjet e ardhshme të vitit 1912 .
Dhe më tej, në shënimet e tij, Thanas Floqi kujton se e priti me kënaqësi kërkesën e beut dhe e dinte gjithashtu se aty kishte dhën mësim para tij “Viskë Babatasi nga Korça”.Ndërkohë, për periudhën kur ishte Viska në Cakran,Thanas Floqi ishte drejtor shkolle në Korçë. Gazeta “Lirija” e Selanikut në vitin 1909 shënon dy momente për faktin në fjalë. Së pari më 24 Tetor 1909 Thanas Floqi bënë thirrje përmes shtypit se muzika e vendit duhej të dominonte ndaj muzikës së huaj. Po këtu ai thotë se ka muzikuar 3 këngë: “O trima luftëtarë”, “Marrshi i ri i Sulltan Mehmetit V- të” dhe këngën “Shqypnia” të Vaso Pashës. Në shkrim kërkohet ndihmë financiare për t’i shtypur dhe përhapur ato. Ndërsa më 26 Dhjetor 1909 del një tjetër komunikim, tashmë për notat e vëna në shitje dhe  emri i Thanasit, shoqërohet me shënimin e detyrës përkatëse....

Cakran,Fier,Albania